Abrashi: Së shpejti ngritja pagës minimale

14:"Ridvan Slivova
Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka deklaruar se së shpejti do të ngritët paga minimale.
Përmes Facebook-ut Abrashi ka bërë të ditur se në mbledhjen e rregullt të Këshillit Ekonomik Social, kanë prezantuar analizat e fundit rreth pagës minimale.
Në Ministri gjatë javës thotë Abrashi do të përfundojë udhëzimi për pagë minimale, kurse nga Oda Ekonomike dhe nga Aleanca e Bizneseve priten qëndrimet e tyre rreth pagës minimale.
“Me rëndësi se në Kosovë, nuk do të ketë më paga nga 135 euro, ne synojmë pagë minimale më të lartë se aktualja prej 170 euro”, shkruan Abrashi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































