LAJMI I FUNDIT:

​AAK pritet të garojë e vetme në zgjedhje

​AAK pritet të garojë e vetme në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hyjë e vetme në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëkëtë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se vija të kuqe pas zgjedhjeve nuk do të ketë për asnjë parti politike.

Haradinaj tha se partia e tij do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët e vendit, ndërsa nuk vendosi të komentoi për mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve lidhur me postin e presidentit.

“Kemi deklaruar që s’kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve, por shkojmë të vetëm në zgjedhje si AAK[…]Aleanca ka koalicion me qytetarin e vendit, me votuesin e gjitha brezave e moshave. Ndërsa për situatën pas zgjedhore e kisha lënë pas zgjedhjeve”, tha ai.


Këtë qëndrim Haradinaj e dha pas vizitës në Organizatën e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK për nder të ditës së Veteranit. Aty lideri i AAK-së shprehu respektin për angazhimin për liri gjitha brezave të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve.

“Shprehim respektin për angazhimin për liri gjithë brezave edhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve që sot ishin në mesin tonë”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të Luftës shprehu falënderime për vizitën e Haradinajt.

“Iu urojmë Ditën e Veteranit të gjithë atyre që për shkak edhe të tyre nuk po mundemi të organizojmë disa aktivitete që i kemi paraparë viteve të kaluara, por edhe për shkak të pandemisë nuk bëjmë aktivitete tjera nesër”, tha ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori