LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit deklarohet për arrestimin e djalit të gjykatëses në Deçan (Video)

Prokuroria e Shtetit deklarohet për arrestimin e djalit të gjykatëses në Deçan (Video)

Prokuroria e Shtetit gjatë ditës së djeshme ka kuptuar për informacionet e publikuara në platformën KALLXO.com, se familjarë të përgjegjëses së Gjykatës në Deçan janë përfshirë në një kërkesë për ryshfet, me qëllim të përshpejtimit të një lënde në gjykatë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe kontakteve të marra me dëshmitarët e mundshëm të këtij rasti, është bërë e mundur që gjatë ditës së sotme, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës të arrestohet shtetasi F.T.


Gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore të prokurorisë dhe Policisë, e me dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, fillimisht është shoqëruar e më pas edhe është ndaluar edhe gjyqtarja mbikëqyrëse e Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Deçan, S. T. dhe Prokuroria në pajtim me dispozitat ligjore të KPP-së do të kërkojë nga gjykata kompetente zbatimin e masave adekuate ndaj të dyve për sigurimin e prezencës së të dyshuarve në procedurë penale.

Prokuroria e Shtetit inkurajon qytetarët që në vazhdimësi të denoncojnë raste të korrupsionit e po ashtu shpreh gatishmërinë dhe vullnetin, që ashtu sikurse ka ndodhur disa herë deri më tani, që të bashkëpunojë me media dhe organizata të cilat kanë informacione për aktivitete kriminale në shoqërinë tonë duke siguruar zbatimin e barabartë të ligjit penal për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori