LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nga Serbia kërkuam të heq dorë nga provokimet

Mustafa: Nga Serbia kërkuam të heq dorë nga provokimet

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pas takimit të sotëm me palën serbe në Bruksel, tha se është biseduar për shtensionimin e situatës pas incidenteve të fundit.  

“Biseduam për incidentet e fundit, siç ishte çështja e trenit. Kërkuam që të respektohet integriteti territorial i Kosovës dhe të mos ketë ndërhyrje të strukturave paralele”, tha Mustafa, transmeton Telegrafi.


“Kërkuam  që dialogu të përshpejtohet dhe të arrihen rezultate konkrete. Po ashtu kërkuan që në dialog të ketë përfshirje më të madhe. Pra të përfshihen edhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri  ka bërë të ditur se lidhur me murin në Mitrovicë nuk ka asnjë negociatë që duhet të bëhet.

Ai ka thënë se qeveria ka vendim të prerë se ai mur do të rrëzohet, qoftë nga ata që e kanë ngritur, qoftë nga vetë institucionet e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori