LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, një proces në udhëkryq

Dialogu Kosovë-Serbi, një proces në udhëkryq

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, edhe gjatë vitit 2016 ishte një nga temat që ka dominuar skenën politike. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se pavarësisht disa pengesave dhe vështirësive, dialogu ka dhënë rezultate.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se në kuadër të vizionit euroatlantik për shtetin e Kosovës dhe të politikave të fqinjësisë së mirë, si njëri prej kushteve themelore për integrimin evropian dhe euroatlantik, Kosova ka vazhduar angazhimet në dialogun ndërshtetëror me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga SHBA-ja.


Ajo thotë se marrëveshjet e Brukselit dhe zbatimi i tyre kanë bërë të mundur vendosjen e kufirit ndërshtetëror me Serbinë, zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës si dhe, siç thotë Tahiri, ka ndikuar në rritjen e integrimit të pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës.

Si rezultat i dialogut të Brukselit, Tahiri pos tjerash përmend kodin telefonik që Kosova ka fituar në fund të vitit 2016.

Ajo shprehet se nga dialogu i Brukselit dhe i plotësimit të standardeve të kërkuara evropiane, Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me BE-në vitin 2016 dhe ka nisur dialogun zyrtar me BE-në për reformat evropiane që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA).

Tahiri rikujton po ashtu se gjatë viti që lamë pas ishte arritur edhe marrëveshja për reciprocitet në tabelat e automjeteve si dhe ajo njohjen e certifikatave për mallra të rrezikshme.

Dialogu, gjatë vitit 2016, sipas saj, ndihmoi që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta mbështesin Kosovën në proceset integruese euroatlantike.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka mirëpritur përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë vitit 2016. Ajo ka përshëndetur sidomos marrëveshjen për Telekomunikacionin. Kurse, analistët politik vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2016 ka qenë mjaftë problematik.

Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dy palët më shumë janë marrë me arritjen e marrëveshjeve për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, sesa që kanë arritur ujdi të tjera në të mirë të qytetarëve. Ndaj, shprehet se përfaqësuesit e institucioneve duhet të mendojnë në ndryshimin e formatit të dialogut me Serbinë.

Në Qeverinë e Kosovës mendojnë se dialogu i Brukselit duhet të përfundoj me njohjen reciproke mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë, para pranimit të tyre në Bashkimin Evropian. Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2017, dialogu do të ketë dy drejtime: një zbatimi i marrëveshjeve të pazbatuara dhe drejtimi i dytë siç thotë ajo ‘dialogu do të kaloj në fazën përmbyllëse’.

“Temat e tjera do të jenë njohja reciproke mes dy shteteve, demarkacioni i kufirit mes dy shteteve, kompensimi i dëmeve të luftës, reparacionit. Ndër temat e tjera do të jetë edhe çështja e të zhdukurve, kthimi i pensioneve, dëmshpërblime për luftën dhe gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovës e të tjera”, tha Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori