Ministri Murati tha se “Ministria e Diasporës bën përpjekje t’i realizojë disa qëllime, si ruajtja e identitetit kombëtar, organizmi i mësimit plotësues, krijimi i rrjeteve të të rinjve, bizneseve, organizmi i aktiviteteve të ndryshme, nëpërmjet të cilave krijohet një urë lidhëse mes diasporës dhe institucioneve të vendit”.

Edhe përfaqësuesit e komuniteteve RAE shprehën shqetësimet e tyre si pjesëtarë të diasporës, duke shtruar pyetje për votimin, regjistrimin e për çështjen e pensioneve nga shteti zviceran.


Lidhur me procesin e regjistrimit, ministri Murati tha se ai mund të bëhet edhe përmes platformës ”online”, ndërsa sa i përket votimit, ai tha se të gjithë bashkatdhetarët kanë të drejtë votimi, dhe këtë tani për tani mund ta bëjnë përmes postës. Megjithatë, ministri Murati tha se po punohet në krijimin e mundësive edhe për forma të tjera të votimit.