LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet HTC EVO Design 4G

Zyrtarizohet HTC EVO Design 4G

Për një kohë të gjatë është folur për modelin e ri të HTC’së, përkatësisht versionin HTC EVO Design 4G, ndërsa i njëjti tani është zyrtarizuar dhe thuhet se posedon Android 2.3 Gingerbread.

HTC EVO Design 4G posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, në teknologji qHD, me rezolucion 540 x 960 piksel, procesor 1.2GHz, 5 mega-piksel dhe LED ndriçues.

Modeli i ri i telefonit të HTC’së, HTC EVO Design 4G mund të incizojë HD video në 720p, kamerë të përparme 1.3 mega-piksel, WiFi, GPS, Bluetooth 3.0, dhe 8GB mikro SD kartelë.


Fillimisht, HTC EVO Design 4G do të jetë në dispozicion në operatorin mobil amerikan Sprint, pas nënshkrimit të një kontrate dy vjeçare. / Telegrafi /