Zyrtarët e lartë shtetërorë nuk do t’i gëzojnë shumë gjatë pagat e larta dhe përfitimet të cilat u rritën muaj më parë me vendim të shefit të Qeverisë, Ramush Haradinajt. Gjithçka pritet të ndryshojë me Draftligjin e Ri për Pagat, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kështu paga e kryeministrit që u rrit nga 1260 euro në 2950, me Ligjin e Ri do të bjerë në 2390 euro. Pagë të njëjtë sa të kryeministrit, 2390 euro, do të marrë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilit me ligj paga do t’i zvogëlohet për 165 euro.
Edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, që aktualisht merr pagë prej 3108 eurosh, do t’i zbritet paga për 718 euro më pak. Udhëheqësja e Kushtetueses do të paguhet njësoj si kryeministri e kryeparlamentari, shkruan më tutje “Zëri”.
Pagë më të lartë se të kryeministrit, të kryeparlamentarit e të kryetares së Gjykatës Kushtetuese do të gëzojë presidenti Hashim Thaçi. Nga buxheti i shtetit ai do të paguhet 2868 euro nga 2672 sa paguhej në fillim. Me një përllogaritje i bie t’i marrë 196 euro më shumë.
Ky projektligj është në fazën përfundimtare të konsultimeve dhe të kalkulimeve financiare. Kështu thuhet në përgjigjen zyrtare që këshilltarët e kabinetit të ministrit të Administratës Publike (MAP), Mahir Jagçilar, ia kanë përcjellë gazetës “Zëri”.
“Ju njoftojmë se projektligji është në procedurat qeveritare për shqyrtimin e tij paraprak. Po ashtu jemi në fazën përfundimtare të konsultimeve, në inkorporimin e komenteve dhe në kalkulimin financiar. Besojmë që me këto plotësime të lartpërmendura së shpejti do të procedohet për votim në Qeveri dhe pastaj do të procedohet për shqyrtim në Kuvend”, theksohet në përgjigjen e tyre.
Për uljen e pagës së tij është në dijeni edhe kryeministri i Kosovës. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë