Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tata Martino largohet nga Meksika pasi nuk i kaloi grupet

Meksika është eliminuar në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Përkundër që grumbulluan katër pikë aq sa vendi i dytë (Polonia), Meksika u eliminua shkaku i golaverazhit më të dobët se kombëtarja polake.

Por eliminimi nga Kupa e Botës i ka kushtuar me shkarkim trajnerit argjentinas Gerardo ‘Tata’ Martino.

Federata Meksikane e Futbollit ka njoftuar se, Gerardo ‘Tata’ Martinez është shkarkuar nga posti i trajnerit, pasi ky eliminim konsiderohet një zhgënjim i madh për këtë përfaqësuese.

60-vjeçari mori postin e trajneri më 7 janar 2019 dhe largohet kështu pas 66 ndeshjesh me 42 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje.

Për kombëtaren meksikane kjo ishte hera e parë që nga viti 1978 që nuk i kalon grupet në Kupën e Botës.

“Që kur kam ardhur te Meksika, kam punuar me liri të plotë dhe pa ndërhyrje nga askush. Për këtë falënderoj presidentin dhe drejtorët sportivë”, deklaroi në fund të konferencës Tata Martino. /Telegrafi/

Exit mobile version