Sulmuesi i njohur prishtinas, Shend Kelmendi, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Flamurtari.
Të enjten paradite, klubi i Llapit lëshoi komunikatë për media duke treguar se në mënyrë të dyanshme ka shkëputur marrëveshjen me Shend Kelmendin.
Sulmuesi prishtinas u largua nga Llapi vetëm pas gjashtë muajve qëndrim.
Por lojtari nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka arritur menjëherë marrëveshje me Flamurtarin.
Kelmendi te klubi kryeqytetas kalon si lojtar i lirë.
Ai këtë edicion e ka gjetur vetëm një herë rrjetë, ndërsa ka asistuar dy herë.
Kelmendi ka bërë më parë karrierë edhe te Prishtina dhe Trepça ’89, ndërsa ka qenë në bisedime edhe me Dritën. /Telegrafi/