Zyrtare: Milito përfundon në Independiente

Argjentinasi është lejuar të kërkojë klub të ri, pavarësisht se kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me kampionin e Evropës. 30-vjeçari ka pranuar një ulje të dukshme të pagës për t’u rikthyer te Independiente, ku luajti nga viti 1997 deri në vitin 2003, pasi dëshiron të jetë më afër fëmijëve të tij.
“Jam shumë i lumtur që rikthehem në vendin tim dhe shtëpinë time. E ndjeva të patjetërsueshme të kthehem te Independiente. Ne kemi qëndruar së basku dhe kemi biseduar për këtë mundësi, dhe përfundimisht kjo mund të kompletohet”.
“Sot është një ditë shumë e veçantë dhe emocionale për mua, jam larguar nga klubi tetë vite më parë dhe e vërteta është se gjithmonë kam ëndërruar për rikthim, andaj kjo është realizim ëndrre. Shpresoj se kjo periudhë e imja të jetë po aq e mirë sa e para”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/



































