Ish-anëtari i Wolfsburgut, Romës e Palermos ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion në Ligue 1, kësisoj edhe ofertat në drejtim të tij nuk munguan.

Lojtari pritej të rikthehet në Serie A, ku e kërkonte Napoli dhe Sampdoria, derisa interesimin kishte edhe nga Anglia, nga skuadra si Tottenham Hotspurs dhe Everton. Por ai në fund zgjodhi kampionatin turk.


26-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me gjigantin turk i cili i ka uruar mirëseardhje në Stamboll.

“Klubi i Fenerbahces i dëshiron mirëseardhje në Stamboll lojtarit tonë më të ri, Simon Kjaer”.

“I urojmë suksese të mëdha me fanellën tonë”, shkruhej në njoftimin e ekipit turk, i cili kompletoj transferimin e danezit për 7.500.000 milionë euro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app