Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dortmundi siguron shërbimet e Niklas Sule

Borussia Dortmundi ka njoftuar se Niklas Sule është prurja e tyre më e re.

Mbrojtësi nuk gjeti gjuhë të përbashkët me Bayern Munichun për të vazhduar kontratën, andaj vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin.

“Klubi i Bundesligës, Borussia Dortmund, ka nënshkruar me gjermanin Niklas Süle (26) për sezonin 2022/23. Qendërmbrojtësi 1.95 metra i gjatë është aktualisht ende në shërbim të FC Bayern Munich. Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit 2022”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Ne jemi të kënaqur që arritëm të nënshkruanim me një lojtar kombëtar gjerman si Niklas Süle dhe ta mbajmë atë për katër vjet”, thekson drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc. Sebastian Kehl, i cili do të pasojë Zorc në verë, shpjegon: “Niklas na ka treguar në diskutimet personale se është shumë i interesuar për Borussia Dortmund. Ai ka shumë eksperiencë, qetësi në lojën e ngritjes dhe fizikun e nevojshëm për të hedhur hapin e radhës me ne nga vera”.

“Süle, i cili e filloi karrierën e tij në Bundesligë në TSG Hoffenheim, ka luajtur 213 ndeshje të Bundesligës (12 gola, 6 asistime), 32 ndeshje në Ligën e Kampionëve (1 gol) dhe 37 ndeshje ndërkombëtare për kombëtaren gjermane (1 gol) gjatë karrierës së tij. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munich në vitin 2020. Ai është mbrojtësi me më shumë paraqitje në Bundesligë për klubin e tij këtë sezon (19)”, përfundon njoftimi i tyre.

Sule ishte i lidhur edhe me klube nga Liga Premier, mirëpo vendosi që të ndërronte ambient, por jo edhe kampionatin. /Telegrafi/

Exit mobile version