Bryan Reynolds është zyrtarizuar si lojtar i Romës duke u transferuar nga FC Dallas.
Lega Serie A ka konfirmuar se Giallorossët e kanë regjistruar mbrojtësin e majtë amerikan.
19-vjeçari, i cili është lidhur edhe me Beneventon dhe Juventusin thuhet të ketë nënshkruar kontratë afatgjate me klubin italian dhe jo huazim.
Gjithmonë sipas njoftimeve të mediave italiane, Roma ka paguar 7.5 milionë euro për shërbimet e tij.
Reynolds është lojtari i tetë amerikan që është transferuar në Itali, por vetëm pesë prej tyre kanë arritur që të debutojnë në Serie A. /Telegrafi/