E ardhmja e Batista në krye të gjigantit jug-amerikan ka qenë temë diskutimi që kur Argjentina dështoi të kualifikohet përtej çerekfinales së Copa America derisa ishte nikoqiri dhe favoriti kryesor i garës.

Argjentina u mposht nga Uruguai në penalti pas barazimit në çerekfinale, ndërsa edhe në fazën e grupeve kishte shijuar dy barazime dhe vetëm një fitore.


“Do të doja t’ju informoj se pas një bisede të ngrohtë dhe miqësore telefonike në mes të Sergio Batisa dhe presidentit të Federatës, Julio Grondona, Mr. Batista ia ka lënë vendimit komitetit përzgjedhës”.

“Komiteti ka vendosur të shkëputë kontratën me Bastisa dhe të anulojë ndeshjen miqësore me Rumaninë me qëllim që të fokusohet në gjetjen e personit që do të marrë nën drejtim ekipin kombëtar. Nuk ka një afat për të vendosur pasuesin; vendimi do të merret ndërkohë”, ka thënë zëdhënësi i Federatës argjentinase. /Telegrafi/

telegrafi sport app