LAJMI I FUNDIT:

Zvicër, referendum për propozimin për avokatë për kafshët

Zvicër, referendum për propozimin për avokatë për kafshët

Në Zvicër, sot (të dielën) po mbahet referendumi për propozimin që kafshëve të keqtrajtuara t’u jepet e drejta kushtetuese, që në gjykatë të përfaqësohen nga avokatët.

Veprimtarët për të drejtat e kafshëve thonë se avokatët mund të ndihmojnë në sigurimin se ligjet për mbrojtjen e shtazëve po respektohen dhe për zvogëlimin e mizorive kundër tyre.

Por, kundërshtarët thonë se ligji i ri nuk është i domosdoshëm, pasi Zvicra tashmë i ka disa ligje më bashkëkohëse në botë për mbrojtjen e kafshëve dhe se me ligjin e ri vetëm do të ketë më tepër burokraci.

Propozimi mbështetet nga grupet për mjedisin, Partia Zvicerane e të Gjelbërve dhe nga partitë Socialiste, por kundërshtohet nga qeveria dhe nga Partia Popullore e Zvicrës, që është partia më e madhe politike në këtë vend. /rel/