Por ndërkohë, javën që shkoi u mor vesh se ajo ishte shtatzënë në muajin e fundit. Pak ditë më parë ajo, duke qenë në burg, solli në jetë një foshnjë.

Siç shkruan nzz.ch, gjatë marrjes në pyetje të enjten e kaluar, asaj iu paraqitën papritmas dhimbje. Avokatja e gruas i kishte njoftuar vetëm një ditë më parë autoritetet e burgut se klientja e saj ishte shtatzënë. Sipas saj, vetë kosovarja kishte shprehur dëshirën që zyrtarët e burgut të mos dinë për shtatzëninë e saj. Kështu, mendonte ajo, hetuesit do të vinin në përfundimin e gabuar pastaj se ajo kishte dashur të mbyste fëmijën e palindur.


Në fund, në maternitetin e spitalit Triemli të Cyrihut ajo solli në jetë edhe një djalë. Për të evituar tentimin për vetëvrasje ose për arratisje ajo është ruajtur gjatë natës dhe i është lidhur njëra këmbë për shtratin e spitalit. ë nesërmen ajo është dërguar sërish në burg.

Avokatja kritikon autoritetet për masat tepër të ashpra që ka ndërmarrë për mbikëqyrjen e gruas. jo sidomos kur dihet se Klinika psikiatrike e Universitetit të Cyrihut kishte vlerësuar se kosovarja nuk jepte shenja të rrezikshmërisë për vetëvrasje, transmeton albinfo.

Veç kësaj urdhëresa për mbajtje në burgun hetues nuk ishte dhënë për shkak të rrezikshmërisë për arratisje ose vetëvrasje por për të parandaluar marrëveshje eventuale me dëshmitarët e mundshëm.

I porsalinduri vuan nga sindroma e pengesës në frymëmarrje dhe vazhdon të mbahet nën mbikëqyrje mjekësore. Nëna është në kontakt me maminë dhe ka të drejtë ta vizitojë foshnjën. Ndërkaq, mbetet e paqartë se si do të procedohet më tutje me rastin. /Telegrafi/