Në kuadër të marrjes në pyetje të kreut të Facebookut, Mark Zuckerberg nga Kongresi amerikan për keqpërdorimin masiv të të dhënave tek Facebooku, vetë sipërmarrja ishte e mbytur deri në fyt me përballjen me skandalin. Javën e kaluar Facebook bëri të ditur se mbështet të ashtuquajturin “akt i ndershëm publiciteti”, një projekt që parasheh të njëjtat rregulla për reklamën në internet, si në radio e televizion. Po ashtu u bë e ditur se Facebook do të riformësojë rregullat për publicitetin me përmbajtje politike. Kështu, klientët që duan të ofrojnë reklamë të tillë, në të ardhmen duhet të identifikohen e të thonë se kush e paguan reklamën.
Po të hënën, kur Zuckerberg ndodhej në Uashington për të folur para kongresit, koncerni gjigand bëri të ditur se do t’u lejojë një grupi të jashtëm ekspertësh që “përfaqësojnë qëndrime të ndryshme politike” të kenë akces në të dhënat e koncernit për të parë rolin e Facebookut në zgjedhjet në vende të ndryshme.
Pika kulmore e aferës: Kërkimi publikisht falje nga ana e Mark Zukcerbergut: Të martën para Senatit amerikan ai e përsëriti se atij i vjen shumë keq për gabimet e Facebookut dhe premtoi përmirësim për të ardhmen.
Të kërkuarit falje nga Zuckerberg ishte një akt i vonuar: 33-vjeçari nuk është vetëm themeluesi, drejtuesi i koncernit, por mban edhe 60 për qind të të drejtave të aksioneve të Facebookut. Me këtë ai është kreu i patundur i koncernit dhe drejtpërdrejt përgjegjës për gabimet në biznesin e tij. Po kaq e vonuar dhe urgjentisht e nevojshme ishte edhe kthesa e ofruar nga Facebook në drejtim të transparencës, rregullave të publicitetit dhe mbrojtjes së të dhënave.
Por, të mos e gënjejmë veten: Arsyeja e vetme pse Facebooku reagon tani, është se ndjehet i detyruar. Zbulimet e fundit dhe roli turpërues i platformës në fushatën e dyshuar se është inskenuar nga Rusia gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016, e përveç kësaj keqpërdorimi masiv i të dhënave të përdoruesve nga firma britanike, Cambridge Analytica: Të dyja skandalet janë shumë të mëdha për t’u kaluar pa u ndjerë në të dyja anët e Atlantikut.
Pranimi publikisht i fajit nga Mark Zuckerberg dhe premtimi për përmirësime, të kontrollohen të gjitha aplikacionet që kanë akces në të dhënat e përdoruesve, si edhe heqja dorë nga publiciteti me sfond politik – të gjitha këto nuk mjaftojnë që Facebook të dalë nga fokusi i vëmendjes. Nuk mjafton, sepse nuk është hera e parë që Facebook përballet me stuhi zemërimi për mënyrën e veprimit me sferën private të përdoruesve. Pak pas themelimit, Facebook i tha lamtumirë mbrojtjes së të dhënave duke avancuar në një platformë, që i detyron përdoruesit të japin informacione personale, konstatoi grupi investigativ, “Electronic Frontier Foundation” që para tetë vjetësh.
Nga ana tjetër, skandali i Facebookut është vetëm maja e ajsbergut. Edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj të internetit, Google e Twitter, kanë qenë të përfshirë në përhapjen e dezinformacioneve gjatë zgjedhjeve presidenciale. Edhe ato treguan për të satën herë, se mbrojtja e të dhënave nuk ka prioritet për ta. Vetëm të hënën ofruan padinë tek Komisioni Federal Tregtar i SHBA-së 29 grupe konsumatorësh. Aty thuhet se video-platforma e Googleit shkel ligjet e mbrojtjes së fëmijëve, sepse mbledh të dhëna për përdorues nën moshën 13 vjeç.
Nuk habit askënd që Facebook dhe Google mbledhin dhe i shesin të dhënat tona. Edhe nëse Mark Zuckerberg thekson se Facebook e kupton veten si një sipërmarrje “idealiste”, detyra e së cilës është të lidhë njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe nëse Google pretendon, se vetëm ofron informacione. Fakt është që biznesi kryesor i këtyre koncerneve është mbledhja e të dhënave për qëllime reklame. E madje në përmasa globale.
Si Facebook ashtu edhe Google e nxjerrin pjesën e luanit të të dhënave me shitjen e reklamës që ata e ofrojnë të përshtatur me profilin personal të përdoruesve. Nëse keni dyshime, shkarkoni njëherë “historinë” personale tuajën, por gjeni pak kohë për këtë. Edhe argumenti, se askush nuk është i detyruar të përdorë Facebook dhe Google, nuk është i drejtë dhe është jorealist. Në ekonominë e sotme digjitale interneti dhe gjigandët e mediave sociale janë kthyer faktikisht në programe shërbimi. Ata janë shumë të fuqishëm dhe të rëndësishëm për të hequr dorë prej tyre.
Vlerësimi nuk është i ri, po ashtu si propozimet si të veprohet me gjigandët e rëndësishëm për ekonominë. Këtu bën pjesë e drejta e karteleve, për të reduktuar tendencat gati monopoliste të Facebook dhe të tjerëve. Ka edhe apele, që të detyrohen firmat që jetojnë nga reklama, si Facebooku të ofrojnë një shërbim pa reklama kundrejt pagesës.
Para Senatit amerikan, Zuckerberg nuk e pranoi këtë. Edhe për pyetje të tjera ai dha përgjigje manovruese, si për shembull pyetjes se çfarë bën Facebooku me të gjitha të dhënat e përdoruesve. Teknikisht ndoshta duket se Facebooku nuk lejon profile të fallsifikuara, siç theksoi Zuckerberg. Por ato ekzsitojnë. Kështu rrjeti social bëri të ditur në ditën e marrjes në pyetje të Zuckerbergut nga kongresmenët amerikanë, se ka larguar nga faqja profile të tilla.
Të gjitha këto të mësojnë, se deklaratat e Zuckerbergut dhe strategjia e koncernit janë të orientuara në drejtim të ruajtjes së modelit të deritanishëm të tregtimit të të dhënave, e madje me sa më pak kufizime të jetë e mundur. Me kërkime falje dhe premtime që këtë herë gjërat do të përmirësohen, gjigandët e internetit vetëm duan të pengojnë futjen nën kupolën e rregullimit të autoriteteve.
Por, Kongresi amerikan dhe BE nuk duhet ta kafshojnë këtë karrem. Facebok&Co duhet të kufizohen, Ato janë shumë të mëdhenj e shumë të rëndësishëm për të ardhmen e demokracisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri