Pak ditë më parë në Tiranë është promovuar nga grupi, “Na”, kënga e tyre më e fundit, “Zonja Z”, me tekst të Albatrosit dhe muzikë të bendit “Na”.

Vepra, sipas mediave shqiptare, është për të gjithë ata që kanë pak mllef e zemërim brenda tyre e megjithatë nuk arrijnë ta shprehin atë. Për të gjithë ata që shpesh do të donin të bërtisnin si të çmendur, në mes të rrugës, që të çliroheshin nga ndjenjat mbytëse.


Nuk e dimë nëse kjo i referohet tamam asaj turme të panumërt të rinjsh që me kopjen e autografuar në njërën dorë dhe në dorën tjetër gati celularin për të shkrepur një foto, që në po atë çast transferohet në Facebook për të dëshmuar se kanë qenë në Panair dhe kanë takuar filozofin e tyre të preferuar urban, Albatros Rexhaj.

“Zonja Z” është një novelë, me një histori fare të thjeshtë. “Zonja Z” është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Ndoshta aq e thjeshtë dhe e përtypshme siç janë edhe statuset që Rexhaj shpërndan në faqen e tij në Facebook, ku ka bërë për vete rreth 400 mijë admirues, të cilët nga vizitat në stendën “Pegi” nuk janë vetëm virtualë. /Telegrafi/