Zjarr në një fabrikë në Trubarevë, pesë policë përfundojnë në spitalin e Shkupit

Policia e Shkupit dje (1 prill) në orët e mbrëmjes ka marrë denoncim për zjarr në fabrikën për plastikë, të vendosur në fshatin Trubarevë.
Gjatë intervenimit, për shkak të tymit, pesë policë kanë përfunduar në Spitalin Klinik "Nënë Tereza", të cilët pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për kurim shtëpiak.
Siç informojnë nga MPB, zjarri është shuar sot (2 prill) në orët e mëngjesit rreth 06:50 nga Njësiti i Zjarrfikësve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































