LAJMI I FUNDIT:

Zieni kikirikët

Zieni kikirikët

Nëse deri tani nuk keni zier kikirikë, duhet të filloni! Përveç se janë të shëndetshëm, ato kanë edhe efekte parandaluese për sëmundje të ndryshme.

Sipas disa të dhënave nga shkencëtarët amerikanë, kikirikët e zier janë katër herë më të mirë se kikirikët e papërpunuar, kikirikët e thatë dhe kikirikët e pjekur në vaj.

Në fakt, kikirikët e zier kanë katër herë më shumë substanca fitokimike dhe antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat nga sëmundjet e ndryshme degjeneruese, përfshirë kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Uji dhe nxehtësia ndihmojnë që nga kikirikët të lirohen substanca të rëndësishme kimike për organizmin, mirëpo duhet pasur kujdes që të mos zihen tepër, sepse kjo do t’i shkatërronte substancat e liruara.