Zharku: Po jetoj në mërgim

Ai nëpërmjet rrjetit social "Facebook" ka komentuar lirimin e Fatmir Limajt, duke thënë se kjo nuk është drejtësi kur njëherë EULEX-it të burgos, pastaj të dërgon në arrest shtëpiak e krejt në fund të liron.
"Po çfarë drejtësie bre vëlla njëherë të burgosin më pas arrest shtëpie tani paraqitje në polici. Shifet haptazi qe Euleksi i bën këto veprime me inati dhe me orientim politik antishqiptar pa u bazuar në prova dhe ligje. Të paktën sot për mëngjes ishte lajm i mirë që Fatmir Limaj me shokët e tjerë të mundin te lëvizin te lire", ka komentuar Zharku lirimin e Limajt, transmeton Express.
Më pas, një komentues tjetër, ka pyetur Zharkun si i ka "senet".
"Përshëndetje, po jetoj aty ku kur s’kam dash me jetu, ne mërgim", është përgjigjur Zharku. /Telegrafi/


































