Çmimin e madh Miss Albania këtë herë e morri bukuroshja Ersela Kurti, ndërsa Mister Albania i takoi Geraldo Biba. Të dy këta fitues, do të prezantojnë Shqipërinë në Miss dhe Mister World 2012.

Nga të njëjtat konkurrente është zgjedhur edhe Miss Universe Albania, ku çmimin e meritoi bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe, që do të zhvillohet në Las Vegas të Amerikës.


Të ftuar special në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin aktori Blerim Destani, modelja Emine Cunmulaj dhe fotografi Fadil Berisha. Spektakli do të shfaqet të hënën në ora 20:05 në televizionin Klan. /Telegrafi/