Fakti që zgjedhjet federale zhvillohen para kohe reflektohet edhe në shifra: ka më pak parti dhe kandidatë pjesëmarrës. Pas reformës zgjedhore edhe Bundestagu tkurret.
Votuesit
Sipas Zyrës Federale të Statistikave: 59.2 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani: rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.
Rreth 2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë – që përbëjnë 3.9 për qind të të gjithë votuesve me të drejtë vote.
Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.
Bundestagu
Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve kufizohet në maksimum 630.
Bundestagu i 21-të do të ketë më shumë se njëqind anëtarë më pak. Aktualisht janë 733 deputetë.
Tani vetëm vota e dytë vendos për shpërndarjen e vendeve në parlament.
Partitë
Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti.
SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet.
Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.
Kandidatët
Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211.
Ka pesë kandidatë për kancelar dhe nuk ka pasur kurrë kaq shumë kandidatë për kancelar.
Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht.
Për zgjedhjet federale, Gjermania është e ndarë në 299 zona zgjedhore.
Rreth 675,000 punonjës zgjedhorë pritet të jenë në detyrë në zgjedhjet e së dielës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë