Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Zgjedhjet Lokale, vendimin e presidentit të marrë më 16 qershor 2009 për shpalljen e zgjedhjeve lokale, si dhe duke pasur parasysh konsultimet e zhvilluara me partitë politike dhe me palët e tjera mbështetëse të procesit zgjedhor, presidenti Sejdiu mori vendim që zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Parteshit të mbahen më 20 qershor 2010.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë Vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në një komunikatë të Presidencës. /Telegrafi/