Kolegji i tyre do të zhvillojë bisedime të përditshme deri në mbajtjen e Konklavës, nga e cila do të dalë edhe emri i njeriut që do të pasojë Benediktin e 16-të në krye të Kishës Katolike pas dorëheqjes së tij historike, e cila e ktheu në të parin Papë prej 600 vjetësh që merrte një vendim të tillë.

Takimi i parë para Konklavës zhvillohet sot, e drejtohet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Angelo Sodano. Kardinalët e njohur ndryshe si "princërit e kishës” do të diskutojnë sfidat e ardhshme me të cilat përballet kisha e me shumë maturi do të vlerësojnë kandidaturat e mundshme papnore, transmeton TCH. /Telegrafi/