Zëvendësministri i Financave dhe anëtari i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, Fatmir Gashi ka premtuar se nuk do ta miratojë kurrë projektin e kompanisë austriake “KelKos-Energy Peja”, e cila planifikon ndërtimin e hidrocentraleve energjetike në rrjedhën e lumit “Lumbardhi”.
Dy ditë pas takimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike në të cilin u konfirmua se kompania austriake “KelKos-Energy Peja” ka përmbushur kriteret teknike para se të bëhet vlerësimi operacional i projektit, zëvendësministri i Financave ka deklaruar shkurtimisht se “nuk do të nënshkruajë kurrë gjëra të tilla”.
“Fatmir Gashi as që ka nënshkruar dhe as që do të nënshkruaj gjëra të tilla ndonjëherë”, ka thënë zëvendësministri Gashi, në një reagim të publikuar të mërkurën në rrjetin social Facebook.
Ndërkaq, në mbledhjen e komisionit ndërministror të mbajtur të martën, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, u shpreh me vlerësim për dy investime milionëshe në fushën e energjisë së ripërtëritshme.
Përveç kompanisë austriake “KelKos-Energy Peja”, edhe kompania “Solar Kosova 2020” planifikon të investojë miliona euro në Kosovë.
“Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit, ndërsa “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës.
Ministri Shala tha se fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj.
Mirëpo projekti për ndërtimin e hidrocentralit në rrjedhën e lumit “Lumbardhi” nga subjekti aplikues “KelKos-Energy Peja” po kundërshtohet nga qytetarë dhe aktivistë të mbrojtjes së ambientit në Kosovë. Ata janë shprehur kundër investimit milionësh, që dëmton ambientin dhe shndërron lumin “Lumbardhi” në hidrocentral.
“Sa e njoh unë këtë kompani këto janë marrëveshje më të këqija se ajo e KEDS-it. Kjo marrëveshje që këtu nuk paraqitet e plotë mund të përfshijë edhe prishje të lumenjve të Kosovës, për prodhim të energjisë të cilën do ta paguajmë me shtrenjtë duke përfshi edhe subvencionet nga buxheti”, ka thënë disa ditë më parë, Virtyt Gacaferi, aktivist për mbrojtjen e ambientit.
Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në degën e kësaj partie në Pejë, Taulant Kelmendi ka thënë se banorët e Pejës janë kundër shndërrimit të lumit “Lumbardhi” në hidrocentral.
“Takimin i thirrur dje nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për diskutimin e projektit ‘Kelkos Energjia- Peja SH.P.K’ për ndërtimin e hidrocentraleve për prodhimin e energjisë në rrjedhën kryesore të Lumbardhi është bërë në mënyrë klandestine duke u kujdesur për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit”, ka thënë Kelmendi.
“Banorët janë kategorikisht kundër shëndrrimit të Lumbardhit në Hidrocentral. Shtrirja e gypave të këtij hidrocentrali për 25 km e dëmton rëndë natyrën dhe rrjedhimisht turizmin në Rugovë”, ka thënë Kelmendi.
Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka kundërshtuar hidrocentralet që pritet të ndërtohen në rrjedhën e Lumbardhit. Përmes një letre dërguar Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, Muhaxheri ka thënë se Plani i Zhvillimit Komunal ndalon ndërtimin e projekteve të tilla.
“Më lejoni që të ju njoftoj, se ky projekt është nga viti 2012-të, dhe ka marrë gjithë këtë kohë sepse, dokumentacioni i cili është miratuar në Komunën e Pejës, pra Plani i Zhvillimit Komunal, kategorikisht e ndalon ndërtimin e hidrocentraleve ose projekteve për prodhimin e energjisë në rrjedhën kryesore të Lumbardhit. Dhe duhet të kemi parasysh, se projektet të cilat janë zhvilluar në anën tonë, e sidomos në Grykën e Deçanit nga po i njëjti investitor, dëmet ambientale kanë qenë kolosale, kështu që ne kemi marrë veprimet tona dhe kemi stopuar çdo komunikim me investitorin”, thuhet në letrën e Muhaxherit.
Kompania “KelKos-Energy Peja” ka ndërtuar një hidrocentral në Komunën e Deçanit rreth katër vite më parë. Por, përveç dëmit ambiental, në vitin 2016, Komuna e Deçanit ka paditur kompaninë me bazë në Austri për shkak se qytetarët e komunës kishin mbetur pa ujë të pijshëm. /Insajderi.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë