Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, t’i intensifikojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas tij konfrontimi me partnerët e vendit, sidomos me SHBA-në, nuk i bën nder Kosovës.
Ai në Debat Plus tha se Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e ShBA-së.
“Pa SHBA-në, pa mbështetjen e tyre, ushtarake e politike nuk mund të ecim përpara. Nëse quhen deklaratat e sekretarit Amerikan të Shtetit naive, atëherë s’e di për çfarë përgjegjësie po flasim”, ka thënë ai.
Tutje Zemaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta përdorë gjuhën populliste por ta përdor situatën kur Serbia është në defensivë, në të mirë të Kosovës.