Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar rajonin jugor Kherson, duke inspektuar infrastrukturën lokale, dhe premtoi se “gjithçka që do të ndërtohet nga zero”, pas përfundimit të luftës.
Vizita në rajonin që ushtria ukrainase kreu kundërofensivën kundër forcave pushtuese ruse në fund të vitit të kaluar, është vizita e dytë e Zelensky në këtë rajon gjatë kësaj jave, transmeton Telegrafi.
Dje vizitoi ushtarët ukrainas në vijën e frontit në qytetin e Bakhmutit, ku ndau medalje për ushtarët dhe personelin mjekësor të spitalit, ku trajtoheshin ushtarët e plagosur.
“Do të ndërtojmë gjithçka nga zero. Sikur çdo qytet e fshat që ka vuajtur nga pushtuesi, duhet të ndërtojmë gjithçka nga e para dhe të punohet shumë në mbrojtjen e infrastrukturës energjetike”, shtoi Zelensky derisa qëndroi në rajonin e Khersonit.
Kundërofensiva ukrainase e nisur vitin e kaluar, detyroi ushtrinë ruse të largohet nga rajonit – pra Khersonit që e kishin patur nën kontroll për disa muaj. /Telegrafi/