Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se thyerja e digës Kakhovka në Kherson nuk do të ndikojë në përpjekjet e Ukrainës për të çliruar territorin e saj.
“Përfundimi ishte se shpërthimi ishte i qëllimshëm, por armiku veproi në mënyrë kaotike duke lejuar që pajisjet e saj të përmbyten”, tha presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.
“Në të njëjtën kohë, shpërthimi i digës nuk do të ketë efekt në aftësinë e Ukrainës për të çliruar territorin e saj”, shtoi ai.
Në anën tjetër, Rusia ka akuzuar Ukrainën për granatimin e digës, megjithëse ekspertët thonë se kjo besohet të ketë ndodhur nga Ukraina.
Shpërthimi i digës Khakhova në lumin Dnipro ka bërë që autoritetet ukrainase të evakuojnë 17 mijë banorë nga zonat e përmbytura. /Telegrafi/