Site icon Telegrafi

Zelensky: Rusia po bombardon ndërtesat kolektive ku ka civilë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë sot se Rusia po bombardon ndërtesat kolektive në Ukrainë, raporton AFP, por ai paralajmëroi se “do të luftojnë derisa të jetë nevoja që të çlirohet vendi”.

Në një postim Zelensky tha: “Natën e kaluar në Ukrainë ishte një situatë brutale, sërish të shtëna, bombardime mbi ndërtesat kolektive – ku jetojnë civilë”, transmeton Telegrafi.

“Sot, nuk ekziston as edhe një gjë në vendin tonë që okupatorët të mos e konsiderojnë objektiv bombardimi. Ata po luftojnë kundër të gjithëve. Por luftojnë kundër gjithçkaje të gjallë – kopshteve të fëmijëve madje edhe spitaleve”, ka shkruar ndër tjera.

Në anën tjetër presidenti Zelensky ka bërë të ditur se nuk do të pranojë të zhvillohen bisedimet me Rusinë në Bjellorusi – vend ky nga ku janë futur forcat ruse për të filluar pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version