Agresioni rus në Ukrainë ka vazhduar edhe në ditën e gjashtë, ku nuk po kursen asgjë dhe askënd.
Së fundi, rusët raportohet se kanë goditur edhe një Memorial të Holokaustit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Kështu ka pohuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka pohuar se pesë persona kanë vdekur.
“Për botën: çfarë kuptimi ka të thuash “kurrë më” për 80 vjet, nëse bota qëndron e heshtur kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet…”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Ndryshe, Babin Yar është memoriali i Holokaustit, ku u krye masakra ndaj popullsisë hebreje në Kiev në vitin 1941. /Telegrafi/
To the world: what is the point of saying «never again» for 80 years, if the world stays silent when a bomb drops on the same site of Babyn Yar? At least 5 killed. History repeating…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 1, 2022