Site icon Telegrafi

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan  

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zelensky përmes një postimi në rrjetin social “X” ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.

“Kam pasur një bisedë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.

Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.

Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Zelensky. /Telegrafi/

Exit mobile version