LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gozhda me të cilën është kryqëzuar Krishti?

Zbulohet gozhda me të cilën është kryqëzuar Krishti?

Në ishullin e vogël Ileh de Pontinah, në afërsi të rajonit autonom të Maderiaes në Portugali afër oqeanit Atlantik, është zbuluar një gozhdë për të cilën arkeologët besojnë se i përket periudhës kur është kryqëzuar Jezus Krishti.

Gozhda është e gjatë dhjetë centimetra dhe besohet se është njëra prej mijëra gozhdëve të përdorura gjatë gozhdimit të njerëzve nëpër kryqe në tërë territorin e Perandorisë Romake. Arkeologët besojnë se gozhda i përket periudhës së shekullit të parë ose të dytë para Krishtit.

Besohet se ishulli i vogël, në të cilin është zbuluar gozhda, ka qenë i banuar me kalorës Templar. Ky ka qenë një rend fetar, respektivisht pjesë përbërëse e forcave të krishtera të cilat okupuan Jerusalemin gjatë Luftës së Kryqëzatave në shekullin e 12-të.

“Gozhda është në gjendje të mrekullueshme dhe është e ruajtur mirë. I përket shekullit të parë ose të dytë”, tha arkeologu Bryn Walters për gazetën “Daily Mirror”.


Christopher Macklin, njëri prej kalorësve Templar britanik, thotë se ky është një zbulim i madh dhe ekziston mundësia që një gozhdë e tillë të jetë përdorur në kryqëzimin e Krishtit.

Gozhda është zbuluar së bashku me tre skelete dhe tri shpata. Në njërën prej shpatave është i gravuar kryqi, si simbol i kalorësve Templar. /Telegrafi/