Site icon Telegrafi

Zbulohen fanellat e disa skuadrave evropiane për sezonin 2023/24 – Real Madridi i ‘rikthehet’ asaj të edicionit 2011/12

Edicioni 2022/23 nuk do të përfundojë deri në qershor, por shumica e klubeve tashmë kanë punuar në dizajnin e fanellave të tyre për sezonin e ardhshëm.

Në bashkëpunim me Adidas, Real Madridi pritet të nxjerrë fanellën e sezonit të ardhshëm si vendas gjatë verës, por fotografitë e dizajnit të mundshëm të fanellës tashmë janë zbuluar.

Footy Headlines zbuloi të dielën se Los Blancos do t’i rikthehen dizajnit të tyre tradicional duke rivendosur ngjyrën e artë në fanellën si vendas pas disa vitesh duke eksperimentuar me nuanca të tjera të ngjyrave.

Lexo po ashtu Pesë yjet që mund të kalojnë në La Liga këtë verë

Nuk është për t’u habitur që fanella është tërësisht e bardhë me disa detaje në ngjyrë të artë dhe të zezë në mëngët dhe jakën, ndërsa Adidas po heq dizajnin polo.

Footy Headlines shpjegon gjithashtu se fanella e re do t’i ngjajë asaj të sezonit 2011/12. Në atë edicion, Real Madrid arriti shifrën e 100 pikëve nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Platforma e lartpërmendur ndau edhe fanella të tjera të zbuluara, si fanellat e dyta dhe të treta të Liverpoolit.

Ndërkohë, fotografitë zbulojnë se Puma ka dizajnuar tashmë edhe ato të Borussia Dortmund në ngjyrën jeshile dhe të zezë, ndërsa lojtarët e Schalke 04 mund të veshin fanellat me vijat tradicionale bardheblu dhe Wolverhampton Wanderers mund të veshin një fanellë të dytë tërësisht të zezë si mysafir. /Telegrafi/

https://twitter.com/Footy_Headlines/status/1634903079614140423?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1634903079614140423%7Ctwgr%5Eac7214332ee0094294d900c19fd847ff5fc7ad59%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Ffootball%2Freal-madrid%2F2023%2F03%2F13%2F640f42c8ca474136268b457a.html

Exit mobile version