Klubi gjerman, Bayern Munichu thuhet se ka dy kushte për të lejuar largimin apo shitjen e mesfushorit Joshua Kimmcih.
Sipas mediumit Sky Sports, Bayern Munich ka disa kushte që duhet të plotësohen që ata të konsiderojnë shitjen e Kimmich këtë verë.
Gjiganti gjerman do të konsiderojë largimin e tij vetëm pasi të nënshkruhet një zëvendësues i përshtatshëm.
Bavarezët synojnë të nënshkruajnë me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha për të luajtur në pozicionin e Kimmich.
Palhinha është objektivi nr.1 i trajnerit Vincent Kompany dhe belgu do të jetë gati ta lërë mesfushorin gjerman të largohet nëse ai arrin në Allianz Arena.
Bayern gjithashtu do të presë një ofertë të arsyeshme transferimi për të shitur Kimmich te Barcelona ose ndonjë klub tjetër.
Skuadra e Bundesligës thuhet se e ka vlerësuar atë rreth 50 milionë euro.
Edhe pse kontrata e Kimmich skadon në vitin 2025, Bayerni ende po e vlerëson atë me një çmim të lartë. Kjo është për shkak të përvojës dhe shkathtësisë së tij.
Hans Flick do të ishte i lumtur të ribashkohej me mesfushorin gjerman te Barça. Megjithatë, klubi duhet të gjenerojë disa fonde të mëdha përpara se të jetë në gjendje të shpenzojë për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/