Sipas TMZ, 36-vjeçari ka qëndruar i vdekur në dhomën e tij për tre ose katër ditë, ndërsa mund të ketë qenë edhe një javë. Burime të afërta kanë thënë se ai “ka jetuar si Howard Hughes”.

“Ai shpesh kalonte ditë të tëra në dhomë që ishte e mbushur me mbeturina, përfshirë një numër të madh të mbetjeve të cigareve, kanaçe të birës dhe pijeve tjera, dhe ushqim”.


“Kishte dy sirtarë të mbushura me shishe të ndryshme të tabletave, disa prej të cilave ishin të mëdha. Ai jetonte si i vetmuar. Askush nuk ka folur me të që një javë më parë”, ka thënë burimi. /Telegrafi/