Zbulohen bashkëfolësit e ngjarjes, “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?”

Edhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja e radhës "Are You a Champion of Success?" e cila ka grumbulluar qindra të rinj, krijues dhe inovatorë në mbarë Kosovën, dhe tani po vazhdon serinë e radhës në Prizren.
Tashmë kjo ngjarje ka zbuluar bashkëfolësit dhe panelistët e ngjarjes, personalitete shumë të suksesshëm në profesionin dhe karrierën e tyre. Se kush janë ata, ju mund tí shini në vijim.
Udhëheqës, moderator:Ardian Hoxha është ndërmarrës dhe investitor me përvojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të industrive të ndryshme, zgjidhjen e problematikave si dhe krijimin e planeve (ideve) inovative.
Bashkëfolës dhe panelist:Valon Osmani, themelues dhe drejtor i Kompanisë Walone Fashion Group.
Që në moshë të re filloi me tregtimin e materialeve të tekstilit të importuara nga vende të ndryshme të botës. Në vitin 2015, hapi dyqanin e parë në Prishtinë, dhe filloi në punimin e linjës së tij të parë. Sot, “Walone Fashion Group” ka një ekip të kualifikuar prej 85 anëtarësh dhe bën shitje në mbi 70 vende të botës.
Vedat Muriqi (Futbollist), Vedat Muriqi, i lindur në Prizren në vitin 1994. Një futbollist profesionist kosovar na tregon për rrugëtimin e tij se si arriti rolin sulmues për klubin e La Ligas Mallorca dhe Kombëtaren e Kosovës.
Linda Llulla-Gashi, Drejtoreshë Ekzekutive e festivalit ndërkombëtar DokuFest, do të ndajë me ne hapat e saj drejt planifikimit të një karriere te suksesshme dhe sekretet e saj rreth monitorimit, menaxhimit dhe zhvillimit të projekteve.
Ideal Vejsa, drejtor ekzekutiv e bashkëthemelues i studios së arkitekturës Maden Group në Prishtinë, Kosovë. Maden Group është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht punët e saj janë publikuar në shumë media të ndryshme ndërkombëtare.
Ngjarja e radhës mbahet në Prizren me datën 05 Nëntor 2022, nga ora 17:00 - 21:00, në ITP (Innovation and Training Park). Rezervimi FALAS është i obligueshëm përmes kësaj vegëze: https://www.eventbrite.com/e/are-you-a-champion-of-success-tickets-449349535557.
Iniciativës së “Are You a Champion of Success?” iu bashkuan edhe shumë sponzorë si: American Chamber of Commerce, Finance in Motion, Green & Protein, Keiretsu Forum SEE, Coders Lab, Uji Slloven Radenska, si dhe partneri medial Telegrafi.
Detaje të reja rreth eventit do të shpalosen në vazhdimësi.
Për më shumë informata ndiqni kanalet sociale në vijim:Facebook: ArdianRHoxhaInstagram: ardianhoxha














































