Zarf i zi në Big Brother VIP Kosova

Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.
Zarfi u pa në ekran teksa banorët po shihnin një film të mundësuar nga platforma ArtMotion.
Ky është zarfi i dytë i zi që është futur brenda shtëpisë së famshme, në këtë edicion.

Deri më tani, një zarf i zi ka të bëjë me thyerjen e rregullave në shtëpi dhe penalizimin e banorëve.
E në raste të tjera nënkupton edhe largimin tërësisht nga ky format, varësisht shkeljes.

Konkurrentët mbetën të habitur dhe Xuxi në një moment tha: “Ndoshta unë që kam folur gjermanisht”.
Të premten do të mësohet përmbajtja e tij dhe pritet të shihet se çfarë do të ketë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/01/2025
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































