Artistët shqiptarë, Young Zerka dhe Majk, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Ku je bre” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet këngëtarët, kurse për producimin u kujdes Alandy.
Videoklipi ndërkohë u realizua nga produksioni i njohur shqiptar, Max Production.
Kënga, e cila është tejet ritmike, besohet që do të pritet mirë edhe nga publiku e fansat.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Young Zerkës.
Pak orë pas lansimit, kjo këngë mori mijëra klikime dhe komente pozitive të shumta. /Telegrafi/