LAJMI I FUNDIT:

Young Europeans vs. Old Europeans

Kosova dhe popullata e kosovariazuar nga motoja e fundit si “evropianët e rinj”, na bënë të ndihemi të privilegjuar, por edhe në siklet duke e pasur parasysh lashtësinë tonë në këtë pjesë të Evropës dhe të botës.

Në vijim do të mundohem që ta zbërthej teorinë dhe rrugëtimin e shtetit dhe popullit tonë karshi rrjedhave perëndimore të cilat trumbetojnë fort tek ne, sa që kemi ardhur në një siklet të vërtetë; athua jemi evropianët e ri apo ata të vjetrit që historia e ka thënë?

Modeli i parë – Modernizimi me perëndimorizim: Si term i cili njihet edhe si qemajlizëm, për shkak se ky model është unik në botë dhe ka pasur sukses pas reformës shtetërore të Turqisë nga Kemajl Ataturku, e cila epokë njihet edhe si zhveshje nga e kaluara shtetërore, si dhe tradita e popullit në të kaluarën e saj në të gjitha sferat e jetës.


Koha nëpër të cilën ka kaluar shteti turk, thuajse i ka kushtuar edhe me vet identitetin e saj. Duke u munduar të perëndimorizohet, ajo filloi të zhvishet nga të gjitha tiparet me të cilat është njohur dhe me të cilat është identifikuar si popull në tërë pjesën ku ka qenë e shtrirë me administratën e saj, por edhe më gjerë.

Modeli I dytë – Modernizim me tradicionalizëm: Këtu rastin dhe shembullin më të mirë e kemi shtetin e Japonisë dhe popullin e saj, i cili njihet për nga saktësia, azhuriteti, përpikëria, por edhe për nga zhvillimi-modernizimi i saj në të gjitha sferat, e sidomos në atë të avansimit të dhe modernizimit në fushat e teknologjisë.

Rasti i Japonisë është shembulli më i mirë se si një popull është modernizuar dhe prinë në listën e shteteve më të zhvilluara në botë, duke mos e rrezikuar kulturën, traditën si dhe zakonet e saja mijëravjeçare. Gjegjësisht, në mënyrë paralele ka avansuar në modernizimin e kushteve të jetës dhe punës, duke i ruajtur tiparet dhe identitetin e saj kulturor dhe tradicional.

Kah jemi duke shkuar?

Nëse kthehemi në retrospektivë dhe shohim ngjarjet të cilat na kanë përcjellë, marr guximin të konkludoj se për 12 vite pandërprerë kemi modelin e parë të teorisë sociologjike të qemajlizmit, gjegjësisht perëndimorizimin së bashku me modernizimin, apo më mirë të themi: zhveshjen nga e kaluara e jonë tradicionale. Duke u munduar të bëhemi perëndimor, këtë e kemi zbatuar në formën më të mirë të mundshme!

Kosova si shtet, me diversitetin e saj që ka, ka përjetuar format dhe modelet më të ndryshme të okupimit, me qëllim të asimilimit të saj nga okupues të ndryshëm. Por, pa sukses. Tani, në bazë të situatës reale, gjendja faktike është tjetër! Që të jemi më afër shteteve evropiane dhe projektit të BE-se, ne me sytë mbyllur po e rrënojmë krejt atë çka është ndërtuar më shekuj, për të vetmin qëllim: që të jemi pjesë e shteteve të modernizuara të Evropës.

Fillimi i viteve të pasluftës Kosovën e gjeti me një identitet të ri në formim e sipër:
1. Populli kosovar dhe jo populli shqiptar (me mbi 90 për qind shqiptar);

2. Diversisteti fetar si model unik brenda popullin shqiptar nuk përmendet si vlerë kombëtare shqiptare, por herë-herë si arsye për fajësimin e palëve moderne – të prapambetura;

3. Identiteti kombëtar u shkri në atë shtetëror, prej shqiptar në atë kosovar, duke i baras vlerësuar minoritetet e në disa raste duke vepruar ligjërisht me diskriminim pozitiv ndaj tyre;

4. Rasti I Kosovës sui generis (rast I veçantë), tendencë e një krijese unike në regjion;

5. Krijimi i simboleve shtetërore pa identitet të qartë popullor – nacional: flamuri, himni, sloganet;

6. Promovimin e rezistencës së fundit ushtarake, duke mos e baras vlerësuar sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj në vënien e këtij fakti historik si vlerë e shtetit amë – Shqipërisë, jo edhe të shtetit të ri të Kosovës;

7. Termi mërgimtarë u zëvendësua me diasporë, ku në bazë të këtij termi dhe promovimi u larguan nga regjistrimi i popullsisë me mbi 1 milion qytetarë me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit të tyre amë.

A ka çmim vlera tradicionale?

Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik vendor, reformimin e administratës së saj shtetërore, forcimin e rendit dhe ligjit, e në veçanti dhe pa dallim: të shtresave shoqërore. Andaj, në kuadër të këtyre përpjekjeve si shtet I ri, ne nuk kemi nevojë të transformohemi edhe po të na imponohej një formë e tillë e zhveshjes nga tradicionalizmi – që të mos jemi vetvetja dhe të shndërrohemi në një popull të ri së bashku me shtetin e porsa themeluar,

Meqë jemi kah shkojmë kah modeli i qemajlizmit, Kosova e integruar në bashkësinë e shteteve të BE-së – bashkësi e cila trumbeton me moton “Të bashkuar në diversitet” – si shtet dhe popull pa identitet të tij tradicional, si do të dallohet në atë bashkësi të shteteve dhe të kulturave me mbi 500 milion banorë, përpos me moton e famshme “Kosovo Young Europens”!?

Në trend

Më shumë
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Magazina
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Kalo në kategori