Site icon Telegrafi

Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Bayer Leverkusenit, Alejandro Grimaldo, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij jashtë vendit, duke u transferuar tek Benfica nga Barca Atletic dhe më pas në Bundesliga dy sezone më parë. 

Këtë sezon ai po shkëlqen nën urdhrat e Xabi Alonsos, por spanjolli ka pranuar se ëndërron të rikthehet sërish në Spanjë, në veçanti tek Barcelona. 

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe ajo e radhës mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij. 

Në një intervistë me El Periodico, Grimaldo ka pranuar se të luajë në Spanjë është një qëllim i tij. 

Raphinha zbulon se si Hansi Flick ia ndryshoi mendjen që mos të largohet nga Barcelona
Lexo po ashtu Raphinha zbulon se si Hansi Flick ia ndryshoi mendjen që mos të largohet nga Barcelona

“Vërtetë, është një qëllim që e kam. E kam të qartë në mendjen time, edhe klubi e di këtë. Unë dua të rikthehem në Spanjë dhe do të doja ta përjetoja aventurën në Spanjë sepse, para së gjithash, është shteti im”. 

Trajneri i tij, Xabi Alonso, është lidhur po ashtu me një rikthim në Spanjë thënë më saktë tek Real Madridi. 

“Në fund, nuk e di se çfarë do të bëjë Xabi. Është një vendim i cili e shqetëson vetëm atë. Sa për mua, unë u rrita në La Masia”. 

 “Është klubi ku u rrita si lojtar dhe si person dhe është klubi ku kam ëndërruar të luajë që kur isha fëmijë”. 

“E mbaj mend në disa intervista kur isha i vogël në të cilat kam thënë që ëndrra ime është të arrijë ekipin e parë të Barcelonës dhe kjo ka mbetur gjithmonë ëndrra ime”, ka thënë Grimaldo./Telegrafi/

Exit mobile version