Gjashtë aktorët origjinalë të hit serialit komik, “Friends”, pritet të hyjnë në xhirime për një episod të veçantë për të ndihmuar lansimin e shërbimit HBO Max.
Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc – pritet të grumbullojnë rreth tre – katër milionë dollarë për këtë projekt.
Deadline raporton se vendimi është marrë pas bisedimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të aktorëve me Warner Bros TV dhe HBO.
Besohet se bisedimet kishin nisur në vitin e kaluar, mirëpo kishin dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me aspektin financiar. Por, tash thuhet se janë pajtuar të gjitha palët.
Megjithatë, fansat e serialit nuk duhet të entuziazmohen shumë, duke qenë se do të jetë vetëm një episod special i serialit ikonik që do të ndihmojë në lansimin e shërbimit në internet HBO Max. /Telegrafi/