Dy gjigantët italianë aktualisht janë në Kinë ku do të zhvillojnë përballjen e të shtunës për titullin e parë zyrtar të sezonit. Milani shihet si një favorit i lehtë për këtë sfidë, pasi fitoi Skudeton sezonin e kaluar dhe Yepez shpreson që ekipi i tij ta ngrejë trofeun.

“Të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme, shpresojmë t’ia dalim mirë dhe të fitojmë. Ne do të shohim si do të jetë fusha dhe atmosfera në stadium”.


“Ne deshëm të luajmë në Milano, por tash jemi këtu dhe duam të rikthehemi në shtëpi me Superkupën. Ndjehem mirë dhe jam i lumtur që punoj me ekipin sërish, ne jemi një familje e madhe”, ka thënë kolumbiani për Milan Channel. /Telegrafi/

telegrafi sport app