Rezoluta e propozuar në mbështetje të lëvizjes së opozitës ukrainase, e sjellë për miratim në seancë plenare ka shkaktuar tensione dhe dhunë.

Giorgi Baramidze, një anëtar i partisë opozitare Lëvizja Kombëtare e Gjeorgjisë, u bëri thirrje deputetëve që të votojnë mocionin, duke mbështetur protestuesit antiqeveritarë, të cilët janë të zemëruar me refuzimin e presidentit Viktor Yanukovic për të nënshkruar një marrëveshje politike dhe tregtare me Bashkimin Evropian.


Sipas BBC, reagimi ka ardhur nga Soso Jachviani, i partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, cili ka shprehur zemërim ndaj planit dhe më pas ndodhi lufta në parlamentin e Gjeorgjisë. /Telegrafi/