LAJMI I FUNDIT:

Yagcilar: Sivjet do të jetë viti i reformave të thella në administratën publike

Yagcilar: Sivjet do të jetë viti i reformave të thella në administratën publike

Ka filluar sot hartimi i Pakos legjislative që ka të bëjë me reformën në administratës publike.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcılar, tha se ky takim ka për qëllim diskutimin dhe finalizimin e pakos ligjore që rregullon administratën publike, përkatësisht për Projektligjin e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore, Projektligji për zyrtarët publik dhe Projektligji për pagat.

Ministri Yagcilar tha se karakteristikat e kësaj pakoje ligjore është gjithë përfshirja si për nga rregullimi edhe nga aspekti i homegjenozimit për fushat e lartë cekura.


“Këto tri ligje bashkë me ligjin për procedurat e përgjithshme administrative përbëjnë pakon ligjore, reformuese të administratës. Në këtë aspekt, këtë vit do të jetë viti i reformave të thella në administratën publike dhe me ndikim pozitiv në punën e administratës publike përballë kërkesave të qytetarëve dhe bizneseve. Me këto ligje duhet të krijojmë nga një anë modelin  e administratës, shtetit të Kosovës dhe nga ana tjetër duhet të krijohet një model, i cili është i pranuar në të ardhmen në familjen administrative të Bashkimit Evropian”, ka thënë Yagcilar.

Projektligji për zyrtarët publik, sipas tij, synon të përcaktojë rregullat sa i përket marrëdhënies së punës për zyrtarët publik bazuar në profesionalizëm.

Yagcilar tha se për nga fushëveprimi ky ligj rregullon marrëdhënien e punës për zyrtarët publik, që janë: nëpunësit civil, nëpunësit e shërbimeve publike, nëpunësit e kabineteve, nëpunësit teknik dhe administrativ.

Yagcilar ka thënë se Ligji për Pagat do të rregulloj pagat dhe përbërësit e pagave për të gjithë përfituesit që marrin paga nga buxheti i shtetit. Disa parime, sipas tij, do të përcaktohen edhe për pagat e organeve që nuk financohen nga buxheti i shtetit, duke përfshirë ndërmarrjet publike dhe fondet publike.

Ai tha se raporti në mes pagës më të ulët dhe më të lartë do të propozohet të jetë koeficienti 1 me 11. Yagcilar siguroi se me këtë Projektligj në asnjë mënyrë pagat nuk do të zvogëlohen në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë dhe fushave të tjera me rëndësi të veçantë.

Zëvendëskryetarja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, theksoi se Kosova është përballur me shumë probleme për mungesë të këtyre ligjeve, atë për administratë, për pagat dhe për zyrtarë publik, të cilat rregullojnë një problematikë mjaft të ndjeshme siç është çështja e pagave të të punësuarve.

“Çdo vend i cili pretendon të jetë vend demokratik duhet të orientohet në një administratë publike, profesionale, një administratë ku ka planifikim të mirë dhe që është transparente dhe llogaridhënëse. Nëse nisemi nga gjendje të cilën kemi në Republikën tonë, shohim se bazuar në territorin që kemi dhe bazuar me numrin e popullsisë që e kemi në Kosovë, kemi një administratë publike të ngarkuar me numër të madh të institucioneve, por kemi edhe një administratë publike të ngarkuar me numër të të punësuarve. Ndaj, duhet me seriozitet ti qasemi reformës në administratën publike”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ndër të tjera ajo ka thënë se është një numër i madh i Agjencive të Pavarura dhe nuk ka rregullim të pagave në këto institucione.

Deputetja Hadërgjonaj ka shtuar se duhet reforma në administratën publike për të bërë një hap para në drejtim të integrimeve evropiane.

Deputeti Nait Hasani ka thënë se pakoja e këtyre ligjeve në fjalë ka mbetur peng i mos miratimit për shkak të pengesë së ndikuar nga politika dhe asnjë herë sipas tij, nuk është potencuar nga MAP.

“Rregullimi pagave në administratë dhe në përgjithësi ka has pengesa politike dhe asnjë herë nuk është thënë që kemi pengesa politike në rregullimin për ligjin për pagat, vazhdimisht është kërkuar të rregullohet, të rregullohet”, theksoi deputeti Hasani.

Ndërsa, drejtori i Departamentit ligjor në Ministri të Administratës Publike, Naser Shamolli ka pranuar se ka pasur kritika të mëdha nga Komisioni Evropian veçanërisht mos llogaridhënie në administratë dhe për mbipopullim të punësimit.

“Kritika direkte ka qenë nga Komisioni Evropian për numrin e madh gjithsesi, por kritika më madhe ka qenë tek mungesa e llogaridhënies. Problem kryesor është, që sidomos agjencitë ekzekutive me një fazë të caktuar janë konsideruar si ‘ishuj në veti’ dhe disa prej tyre në disa raste ka pasur vijave të llogaridhënies së tyre. Ligji i ri konsideroj se i adreson të gjitha këto çështje”, ka thënë Shamolli.

Ndërsa, Besnik Tahiri koordinator nacional për reforma shtetërore në Qeverinë e Kosovës ka  kërkuar që të rregullohet funksioni publik, për shkak se këto tri ligje në pako, janë tri shtyllat themelore të shtetit në Kosovë.

Në panel kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe disa përfaqësues të Ministrive që përkojnë me këtë pako ligjore. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori