Xhuli Nura u bë një emër mjaft i komentuar që kur u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ndonëse ishte një prej pesë finalistëve të BBVK, ajo nuk arriti të fitonte çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, që iu dha reperit Stresi.
Por, edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, Xhuli po vazhdon të marrë vëmendje ndërsa është bërë aktive dhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, finalistja është takuar me këngëtarja e njohur, Rina Balaj, e cila ka publikuar një video përkrah Xhulit.
Dy vajzat shihen së bashku në veshje sportive duke pozuare kërcyer para një pasqyre teksa ndodhen në një sallon bukurie.
Nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë Rinën dhe Xhulin, nëse po përgatisin ndonjë projekt apo aty ndodheshin rastësisht.
Ndryshe, sa i përket Rinës, ajo krahas projekteve muzikore, pas një pauze të gjatë iu është rikthyer edhe koncerteve. /Telegrafi/