Site icon Telegrafi

Me xhinse që theksojnë në mënyrë perfekte figurën e saj, Kim merr vëmendje edhe me veshje të zakonshme

(Foto: Instagram/kimkdrip/kimkardashian)

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është fotografuar në një stil paksa më të rëndomte, ndërsa detajet e saj të modës tërhoqën shumë vëmendje.

Bukuroshja e famshme, së fundmi e ka befasuar publikun me fotografi, në të cilat nuk njihej për shkak të një imazhi ndryshe.

Kësaj radhe, ajo është fotografuar në Los Angeles teksa ishte në një pauzë mes xhirimeve, derisa po bënte një telefonatë dhe dukej e buzëqeshur gjatë gjithë kohës.

(Foto: Instagram/kimkdrip)

42-vjeçarja kishte veshur xhinse të gjata që i nxirrnin në pah belin dhe ijët e saj të ngushta, të shoqëruara me një bluzë të ngushtë, të bardhë, sipër.

Lexo po ashtu Kim Kardashian fokuson linjat e tonifikuara të trupit në imazhet e reja

Në plan të parë ishte gjerdani i famshëm Chanel i filmit “Barbie”, i cili dihet se është blerë nga Kim dhe çanta Vanity me ngjyrë rozë nga Chanel, e cila i dha një prekje romantike stilit të saj të rëndomtë. /Telegrafi/

Exit mobile version