Xhaka: Nuk festoj nëse shënoj ndaj Shqipërisë

Zvicra dhe Shqipëria gjenden në Grupin E të kualifikimeve dhe padyshim se do të ndeshen me njëra-tjetrën, ndërsa do të jetë interesante të shihet pasi shumë shqiptarë luajnë edhe në ekipin rival të kuqezinjve (Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Admir Mehmedi).
Ndërsa Xhaka, i cili luan për Borussia Moenchengladbach, gjatë një interviste për RP Online ka thënë se dëshiron që Zvicra ta mposhtë Shqipërinë, por ka thënë se në rast se ai shënon gol, atëherë nuk do të festojë si shenjë respekti ndaj kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































