Site icon Telegrafi

Xhaferi: Nuk e kam ndërmet t’i lutem Ivanovit për ta dhënë mandatin, afatin e ka deri më 19 maj

Pas ambasadorëve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi një takim edhe me gazetarët dhe mediat në vend, të cilëve u bëri me dije se afati i fundit Ivanovit për të dhënë mandatin është 19 maji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nova Tv, Xhaferi ka thënë se nuk e ka ndërmed që lutë dikë, e më së paku kryetarin Gjorge Ivanov, sepse qeveria mund të zgjidhet edhe pa mandatimin nga ai.

Kryekuvendari ka thënë se në aspekt institucional, obligimet e tij ndaj kryetrit Ivanov kanë përfunduar. Në lidhje me zgjedhjet lokale, Xhaferi ka bërë të ditur se partitë politike duhet që të arrijnë pajtim, e më pastaj ta njoftojnë atë, për të thirrur seancë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, duke theksuar se duhet të respektohet afati 70 ditorë për mbajtjen e zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version